Ende mister i pazbardhur, koha kur Rama e Xhafaj përplaseshin me “këmbë e duar”

Shqipëria

Ende mister i pazbardhur, koha kur Rama e Xhafaj përplaseshin me “këmbë e duar”

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:31
Xhafaj dhe Rama

Për shumë ditë në vijim, misteri i largimit të Fatmir Xhafaj nga posti i Ministrit të Brendshëm do të mbetet në qendër të vëmendjes së medias, politikës e opinionit publik, por një vit më parë një skenar ende i pazbardhur do të ndodhte në “sytë” e kamerave, një përplasje gjysëm- publike mes Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm.

Një nga episodet më të njohura të përplasjes mes Ramës e Xhafajt u konsumua në shkallët e një godine në Korçë, atje ku sapo kish përfunduar mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë.

Kamera arriti të kapë momentet e zënkës mes Ramës e Xhafajt e më tutje fytyrën e inatosur të kryeministrit Rama. Motivet e asaj përplasje mbeten ende të paqarta, ashtu siç edhe sot, motivi apo motivet që qëndrojnë pas dorëheqjes së Xhafajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat