Akuza e Bashës/ Vangjush Dako: Shpifja jote me video në gjyq, do tundësh lekët nga thesi… Toç!

Shqipëria

Akuza e Bashës/ Vangjush Dako: Shpifja jote me video në gjyq, do tundësh lekët nga thesi… Toç!

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 08:45
Vangjush Dako

Pas akuzave të Lulzim Bashës, se ”restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, ka reaguar kryebashkiaku u Durrësit.

Dako e quan akuzën shpifje dhe paralajmëron kallëzim ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryetari i Bashkisë Durrës, përmes një postimi në Facebook, shprehet: “O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç”!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat