Rehabilitohen argjinaturat në lumin Erzen

Shqipëria

Rehabilitohen argjinaturat në lumin Erzen

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:05
Lumi Erzen

Argjinatura në lumin Erzen po forcohet, në kuadër të masave para nisjes së periudhës së reshjeve.

Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, tha sot për ATSH-në se “punimet për forcimin e dy argjinaturave, që janë hapur me kohë në fshatin Katund i Ri, po kryhen nga Ndërmarrja e Ujitjes dhe Kullimit, Durrës”.

Sipas tij, po punohet me ritme të larta për të rregulluar argjinaturën për të marrë masat para nisjes së shirave.

Prefekti Naso bëri të ditur se së shpejti do të fillojmë punën për kanalin e ujërave të larta të Tunës, në Maminas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat