Berisha publikon skandalin: Ministri i ri merrte dy rroga në shtet, ja se si

Shqipëria

Berisha publikon skandalin: Ministri i ri merrte dy rroga në shtet, ja se si

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:21
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se ministri i ri i punëve të brendshme, Sander Lleshit i merr dy paga shtetërore.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një mesazh të një punonjësit të kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Ministri i ri i brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb

“Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat