Kreu i “Bajrave” kapet në qytetin turistik spanjoll, është dënuar në Itali për prostitucion, kërkohet dhe…

Shqipëria

Kreu i “Bajrave” kapet në qytetin turistik spanjoll, është dënuar në Itali për prostitucion, kërkohet dhe…

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:21
"Bajrave"

Enver Bajri, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, është arrestuar ditën e shtunë në një qytet turistik në Spanjë. I cilësuar si kreu i grupit “Bajri”, të të fortëve në Shkodër, u prangos teksa lëvizte i armatosur në një qytet turistik në Spanjë, konkretisht San Huan në Alikante.

Sipas Policisë, arrestimi i tij ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 11:30 në qytetin bregdetar. Enver Bajri ishte duke lëvizur me 9 mijë euro me vete dhe një pistoletë në momentin kur është arrestuar. Mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë, por është befasuar nga rrethimi që i kanë bërë agjentët spanjollë. Ai ishte prej kohësh në kërkim nga Policia e Shtetit, e cila kishte rënë në gjurmët e tij dhe kishte informacione se ndodhej në Spanjë. “Policia e Shtetit, në koordinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë spanjolle dhe Policinë italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal ‘Bajri’, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alikante, Spanjë. Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro”, shkruante një njoftim i Policisë së Shtetit ditën e djeshme.

Profili

Enver Bajri konsiderohet si “truri i bandës Bajri”, që e kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminal në disa shtete. Rreth dy muaj më parë Gazeta e Antverpës ka bërë një profil të hollësishëm për “grupin Bajri”, duke u fokusuar në veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Gazetari Pieter Huyberechts, pasi i etiketon ata si “Daltonët e Dobraçit”, përshkruan se si për 20 vite, 4 vëllezërit nga lagjja Dobraç e Shkodrës dhe një kushëri i tyre krijuan një rrjet të gjerë në Bruksel, i cili merrej me gjobëvënie, shantazh, prostitucion, drogë, etj.. Grupi “Bajri” gjithashtu po hetohet edhe në Shqipëri për trukim ndeshjesh, gjobvënie dhe vepra të ndryshme penale. Operacioni për “Bajrat” u zhvillua në mesin e shtatorit dhe u cilësua si një operacion i suksesshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat