Ngjarja në Bularat, reagon PDIU: Ekstremisti i Agimit të Artë…

Shqipëria

Ngjarja në Bularat, reagon PDIU: Ekstremisti i Agimit të Artë…

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:19
Kostandinos Kaçifa

Pas ngjarjes së hapjhes zjarr me armë ndaj policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, nga i riu minoritar, Konstandinos Kaçika, duket se ngjarja është ndezur dhe tani po merr edhe konotacion politik. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka denoncuar sjelljen e policisë, pasi pretendon se përfaqësues të saj nuk janë lejuar që të protestojnë në ceremoninë përkujtimore të të rënëve grekë në luftën italo-greke të viteve ’40-të.

Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se, dënon ngjarjen në fjalë që ndodhi sot në Këlcyrë.

Po ashtu PDIU ka reaguar edhe lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi sot në Bularec të Gjirokastrës, ku një person hapi zjarr ndaj makinës së policisë dhe tashmë është në kërkim.

“Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare”,- thuhet në reagim. Sipas PDIU-së, Kostandinos Kaçifa, është ekstremisti i Agimit të Artë.

REAGIMI I PDIU:

“Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë. Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit.

Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.

PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër. Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit.

Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat