Tabaku: Shteti ka dështuar!

Shqipëria

Tabaku: Shteti ka dështuar!

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:37
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, postoi në Facebook një shembull, sipas saj, të dështimit të shtetit.

“Pak ditë më parë në ZallHerr ku takova Prenën, 45 vjec me arsim të mesem e cila mbante me punën e saj një familje me gjashtë anëtarë. Paguhej 30 lekë për cdo palë këpucë që qepte e sic do nënë bënte shumë punë të tjera në shtepi. Dita fillonte në të gdhirë e mbaronte pothuajse në të gdhirë të ditës tjetër. Kur e pyeta a ka kërkuar mundësi të tjera punësimi ajo ose bashkëshorti më tha që nuk ka! Për asnjë në atë zonë nuk ka. I gjithë fshati kishte dy kafe dhe asnjë biznes tjetër afër. Zonjat e zonës punësoheshin në fasone e zotërinjtë rrinin prisnin mos ndoshta dikush largohe në emigrim! Si kjo familje kishte plot të tjera më thanë! Ky është shembulli më i mirë kur shteti dështon”, shkruan Tabaku.

“Ka shumë njerëz punëtorë që duan thjesht një mundësi, ka shumë zonja që ia dalin vetë, duan thjesht një mundësi. Ky lloj shteti që mbështet të fortin, që rrit taksat, që nuk motivon atë që studion e punon ky shtet ka dështuar! Kur shoh modelet që promovohen, bizneset që largohen, shkollat që mbyllen, cmimet që rriten e kuptoj që ky shtet ka dështuar. E kur takoj zonja si Prena që duan thjeshtë një mundësi e shoh që ka dështuar. Sot shqiptarët nuk duan as Kryeminsitër gaztor që ti ndërtojë shtëpinë, as shoë ë propagandë. Duan mundësi reale për punësim, arsimim. Kjo qeveri këtë nuk e ofron më. Në fakt nuk e ka ofruar kurrë”, mbyllet postimi i Tabakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat