Shkolla e drejtorëve, Ministria e Arsimit po përgatit kurrikulën

Shqipëria

Shkolla e drejtorëve, Ministria e Arsimit po përgatit kurrikulën

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit së bashku me një grup ekspertësh kombëtar dhe ndërkombëtar është duke studiuar nevojat që kanë drejtuesit aktual të arsimit parauniversitar. Gjetjet do të shërbejnë për hartimin e kurrikulës se Shkollës së drejtorëve, të cilën janë të detyruar ta kryejnë të gjithë drejtorët dhe nëndrejtorët, por edhe ata që aspirojnë këtë post.

Doriana Matraku, Këshilltare në Ministrinë e Arsimit: Nevojat të cilat mund të jenë në aspektin financiar, ligjor, në aspektin e drejtuesit dhe për të mos marrë një model të huaj, ne po ndërtojmë kurrikulën tonë që i përshtatet vendit tonë. 

Por cilat janë kriteret për të marr në drejtim një institucion të arsimit parauniversitar?

Doriana Matraku, Këshilltare në Ministrinë e Arsimit: Së pari të jetë mësues, duhet të ketë ndjekur një program të ciklit të dytë në mësuesi dhe mbas kritereve ligjore do të ketë edhe disa kritere për sa i përket ndjekjes së kësaj shkolle.

Ministria e Arsimit ka bërë një përjashtim për të gjithë ata drejtues që janë në prag pensioni, të cilët nuk janë të detyruar ta ndjekin këtë shkollë, e cila pritet të nis vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat