“Po shpëtonte flamurin “, si e raportuan mediat greke vrasjen e Kaçifa-s

Shqipëria

“Po shpëtonte flamurin “, si e raportuan mediat greke vrasjen e Kaçifa-s

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Lajmi për ekzekutimin e Kostandinos Kaçifa-s, 35-vjeçarit me origjinë nga fshati Bularat në Gjirokastër është raportuar me shpejtësi edhe në mediat greke.

Në shumicën e rasteve, dukshëm mediat e kanë raportuar në mënyrë të cunguar ngjarjen e ditës së sotme, ku 35-vjeçari Kaçifa mbeti i vrarë pas disa orësh ndjekje në Bularat dhe pas shkëmbimit me armë zjarri me forcat RENEA, duke refuzuar të dorëzohet.

Mediat greke raportojnë në titull të shkrimeve se Kostandinos Kaçifa u ekzekutua duke mbrojtur flamurin grek nga duart e policisë shqiptare, ndërsa nuk përmendin faktin se ai ishte një person me probleme mendore, pjesë e Agimit Artë, si dhe se qëlloi më herët mbi makinën e policisë.

“Forcat speciale kërkojnë nepër malet e Vorio Epirit grekun që shkoi të shpëtoje flamurin grek nga duart e policëve shqiptarë”, shkruan një portal grek.

Ndërsa skai.gr shkruan: Shqipëri: Vritet vorioepirioti që ngriti flamurin grek pasi u përndoq nga forcat e policisë”.

Shkak për ndjekjen e tij, siç njofton zyrtarisht policia shqiptare, ishte se fakti ai qëlloi me armë në ajër gjatë festës së Greqisë. Më pas, me mbërritjen e autoriteteve, ai i qëlloi me breshëri plumbash edhe makinës së policisë, fatmirësisht pa të lënduar.

Pas disa orësh ndjekje dhe shkëmbim zjarri me RENEA-n, ai u qëllua për vdekje, pasi nuk pranoi të dorëzohej dhe vuri në rrezik jetën e banorëve të Bularatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat