OSHEE: Ndërprerje të energjisë me 29-30 tetor, shkak remonti në Kombinat

Shqipëria

OSHEE: Ndërprerje të energjisë me 29-30 tetor, shkak remonti në Kombinat

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se me 29-30 Tetor, në intervalin kohor 09:00-13:00, do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethinave të kryeqytetit.

OSHEE bën të ditur se “për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 29-30 Tetor, në intervalin kohor 09:00-13:00, do të kryhet remont në nënstacionin e Tec Kombinat”.

Pa energji, shton OSHEE do të jenë, me 29 tetor: Kombinat, Spitali, Zjarrfikësja. Ndërsa me 30 tetor: Subjektet private Freewing, Eurotrade, Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat