Zhupa: Ja si 10-fishohen çmimet në tenderat e Erjon Veliajt

Shqipëria

Zhupa: Ja si 10-fishohen çmimet në tenderat e Erjon Veliajt

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 19:01
Zëdhënësja e Partisë Demokratike,Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka denoncuar një tjetër vjedhje të madhe që po bën kryebashkiaku Erion Veliaj.

Me anë të dokumenteve zyrtare Zhipa tregon se si Veliaj, përmes tenderit të Hoverboard (Dy rrotakëve), kërkon të vjedhë disa mijëra dollarë.

Sipas saj vlera e një Hoverdoard është 360 dollarë copa, ndërsa Veliaj ka ofruar 30500 dollarë amerikanë për blerjen e 10 Hoverboard.

Ja çfarë shkruan Zhupa:

Tenderat si vjedhje e zakonshme e Bashkisë së Veliajt!

Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i rradhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake. Një tender që ti shërbej propagandës që ta bej policinë bashkiake të duket më trendy nëpër rrugët e qendrës së qytetit, të vetmet ku mund të lëvizi me këto dy rrotak. Megjithëse kjo polici bashkiake e Veliajt njihet nga i madh e i vogel, si policia e terrorit të shitësve ambulant, të fëmijëve, të moshuarve të pambrojtur, polici e dhunës dhe e sjelleve harbute.

Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat