Qindra grekë protestojnë para ambasadës tonë në Athinë: Shqiptarët t’i djegim

Shqipëria

Qindra grekë protestojnë para ambasadës tonë në Athinë: Shqiptarët t’i djegim

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 19:55
Foto

Pas vrasjes së ushtarit grek në Gjirokastër, Konstantinos Kacifas ekstremistët në vendin fqinj kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Athinë para ambasadës sonë.

Ata u organizuan përmes rrjeteve sociale ndërsa në orën 19:30 u mblodhën duke protestuar nën thirrjet ‘Shqiptarët janë qen, t’i djegim në zjarr’.

Konstantinos Kacifa u vra sot nga RENEA në Bularat, pasi hapi zjarr ndaj policisë duke u rrezikuar jetën, ndërsa nuk pranoi të dorëzohej, referon Shqiptarja.com.

Ai është ushtar grek pjesë e grupeve ekstremiste, ndërsa Athina zyrtare ka kërkuar sqarime nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat