Majko reagon ashpër ndaj Greqisë: Që sot e tutje reciprocitet, ke dy shekuj që na shkel

Shqipëria

Majko reagon ashpër ndaj Greqisë: Që sot e tutje reciprocitet, ke dy shekuj që na shkel

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:26
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit grek në Gjirokastër. Në një postim në rrjetet sociale, Majko ka shkruar, se Greqisë i duhet thënë me forcë, se helenizmi fallco është një nga shkaqet e gjakut dhe dhunës në Ballkan.

Ndër të tjera Majko ka thënë se nëse pala greke kërkon shpjegime, fillimisht duhet të sqarojë pse një ushtar grek ka qëlluar policinë shqiptare.

Ministri ka shtuar më tej, se shteti grek ka dy shekuj që shkel të drejtat e shqiptarëve në emër të helenizmit fallco dhe duhet të marrë masa ndaj Agimit të Artë, të cilin duhet ta ndalojë me ligj.

“Forcat RENEA.al bene detyren, pasi ne cdo vend te botes te qellosh me arme policine egzekutohesh. Ngushellime familjes per ikjen e nje djali te ri qe ka mundesi te jete Shqiptar, i bere Grek fallco. Ndaj Greqise i duhet thene me force e verteta se, helenizmi fallco eshte nje nga shkaqet e gjakut e dhunes ne Ballkan. Nese Greqia do shpjegime ajo te shpjegoj e para se, pse nje ushtar Grek ka qelluar policine Shqiptare? Shteti Grek te distancohet publikisht nga nje akt i tille terrori dhe te kerkoj falje. Qe sot e tutje shteti Grek, duhet te perballet me reciprocitet se ka dy shekuj qe ka shkelur dhunshem te drejtat e heleneve te vertet qe jane Arvanitet, apo Shqiptaret ne emer te nje helenizmi modern krejte fallco. Shtetit Grek te marr masa ndaj Agimin te Arte, si organizate ekstremiste qe duhet ndaluar me ligj”, thuhet në postimin e Majkos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat