Vrasja e ekstremistit grek/Profili i tij mbushur me komente antishqiptare

Shqipëria

Vrasja e ekstremistit grek/Profili i tij mbushur me komente antishqiptare

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 06:07

Qindra qytetarë grekë por edhe minoritarë kanë vërshuar në profilin e Kostantinos Katsifas në Facebook pas lajmit se 35-vjeçari u vra nga policia shqiptare gjatë një aksioni për kapjen e tij.

Komente të shumta janë lënë nga këta të fundit në fotografitë e Kacifas, kryesisht ato që ka shpërndarë gjatë 24 orëve të fundit të jetës së tij.

Ndër to bien në sy komente ekstremiste por edhe ngjushëllime si “I përjetshëm”, apo “Do shkosh në Parajsë”. Mëgjithatë nuk mungojnë as komente kërcënuese të tipit “Gjaku lahet me gjak” apo “Do marrim hak”, si dhe postime të fotografive të ushtrisë greke, raporton newsbomb.al. Personat që shikoni më poshtë premtojnë të hakmerren për vrasjen e “vëllait të tyre”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat