Një përleshje e ashpër me 6 të plagosur ka ndodhur midis një grupi grekësh dhe shqiptarësh në Gerakas, në periferi të Athinës, Greqi. Përleshja ndodhi në një park në kryqëzimin e rrugës së Gerakaq me Domokos. Aty u gjet edhe një pistoletë, shkruajnë mediat greke.
Tre nga të plagosurit u transferuan në Sismanogleio, spitalin më të madh publik në Vrilisia të Athinës dhe tre të tjerë u morën nga Kryqi i Kuq.
Policia greke tani po heton nëse ‘ky takim për vdekje” ka lidhje me vrasjen e Konstadin Kaçifës në Bularat në Gjirokastër nga RENEA.