Dropullitët indinjohen për vrasjen e Kaçifas: Bëri një budallallik, po nuk duhej ta vrisnin!

Shqipëria

Dropullitët indinjohen për vrasjen e Kaçifas: Bëri një budallallik, po nuk duhej ta vrisnin!

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:19
Greku i vrarë

Ngjarja ka gjetur të papërgatitur dhe të surprizuar banorët e fshatit minoritar, që njihen për urtësinë e tyre. Vrasja e djalit të fshatit është pritur me indinjatë nga banorët, në gjykimin e të cilëve i riu duhej të kapej dhe të nxirrej para drejtësisë.

Vrasja e tij është e patolerueshme. Jemi shumë të indinjuar. Duam të zbardhet e vërteta përse u vra”, shprehen banorët e fshatit Bularat të mbledhur në qendër të fshatit. “Nuk kishte arsye përse të vritej, të kapej dhe të dilte para drejtësisë”, pohojnë ata, shkruan Panorama.

 Tepër i indinjuar dhe i revoltuar një nga banorët e moshuar të Bularatit, duke bërë thirrje për protestë ndaj këtij veprimi. “Djali bëri një budallallëk, por nuk vrau njeri. Qëlloi thjesht në ajër, nuk duhej ta vrisnin, por gjithë ata policë duhej ta kapnin të gjallë dhe ta nxirrnin para drejtësisë. Duhet të dalim të gjithë nesër të kundërshtojmë. Ka drejtësi apo jo?”, shprehet me tone të larta i moshuari.

Askush në fshat nuk e mendonte rrjedhën që do të merrte ngjarja dhe ende nuk mund të flitet për arsyet e veprimit të 35-vjeçarit. Kryetari i Bashkisë Dropull, Arqilea Deçka, pohoi se kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë trondit banorët e Dropullit, të cilët njihen si njerëz paqësorë, pasi kjo është ngjarja e parë e përplasjes me armë.

Miqtë e 35-vjeçarit kanë pohuar se mëngjesin e së dielës ka qenë i qetë, madje ka pirë kafe me miqtë. As në darkë dhe në mëngjes nuk ka lënë të kuptohet se do të kryente ndonjë veprim të tillë, ndërsa besohet se ka vepruar krejtësisht i vetëm.

“Nuk dimë të ketë pasur bashkëpunëtorë në të gjithë këtë ngjarje, që asnjë nuk e priste se do të përfundonte kështu. Po përpiqem të qetësoj fshatarët që janë tepër të shqetësuar”, u shpreh një prej miqve të 35-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat