Rama inspekton punimet në Vorë-Kashar

Shqipëria

Rama inspekton punimet në Vorë-Kashar

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në aksin Vorë-Kashar, pjesë e Programit për Rindërtim.

“Ishte rindërtim i domosdoshëm se ishte një nga akset më të shpartalluara. Është aks kombëtar për momentin derisa të ndërhyjmë ne aks me cilësinë që dimë ne”, tha Rama.

Rruga e Arbrit është një tjetër projekt që është pjesë e Programit për Rindërtim.

“Po ecën me ritme shumë të kënaqshme. Mbi 20% punime të kryera”, theksoi kryeministri.

Rama kërkoi që të mos lihet jashtë vëmendjes edhe problemi i përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës, duke kërkuar që të gjenden zgjidhje për të shmangur përsëritjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat