Ngjarja në Bularat, “shpërthen” politikani grek: T’i shfarosim shqiptarët, Edi Rama të mos guxojë të ngrejë dorën ndaj grekëve

Shqipëria

Ngjarja në Bularat, “shpërthen” politikani grek: T’i shfarosim shqiptarët, Edi Rama të mos guxojë të ngrejë dorën ndaj grekëve

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:08
Kostandin Kaçifa

Vrasja e minoritarit grek Kostandin Kaçifa nga Forcat Rena pasi ai qëlloi me automatik në drejtim të policisë në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar tensione mes Athinës dhe Tiranës.

Përmes një video mesazhi një politikan grek ka bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ku kërkon që të nisini menjëherë bombardimet për Shqipërinë.

Presidenti i së Drejtës së Re, Phaselos Kranidiotis, shton se kjo është e vetmja rrugë që pengon dhe detyron Edi Ramën që të mbajë dorën larg grekëve.

“Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroit Konstandinos Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve”, shprehet politikani grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat