Familjarët dyshime te Shqipëria, kërkesë për mjek ligjor nga Greqia

Shqipëria

Familjarët dyshime te Shqipëria, kërkesë për mjek ligjor nga Greqia

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:17
Familja e Konstandinos Kaçifa

Familja e Konstandinos Kaçifa, ka refuzuar që djali i tyre të varrosej sot, pasi sipas tyre nuk është bërë ekspertiza e duhur dhe ngjarja ende nuk është sqaruar.

Mësohet se ata kanë paraqitur këtë të hënë në prokurorinë e Gjirokastrës, kërkesën për ardhjen e një mjeku ligjor nga Greqia, për ekspertizën e trupit të pajetë të 35-vjeçarit.

Po ashtu mediat greke shkruajnë se shteti grek nga komunikimi me palën shqiptare nuk rezulton që ngjarja në Bularat të ketë lidhje me flamurin grek. Ka patur komunikim të Drejtorit të Pergjithshem të Policisë Greke, Aristidi Andrikopoulou me homologun e tij shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat