Dorëheqja e Xhafajt, Lubonja: I bëj thirrje të tregojë shkakun

Shqipëria

Dorëheqja e Xhafajt, Lubonja: I bëj thirrje të tregojë shkakun

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:23
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 disa prej zhvillimeve të fundit në vend. Ai e ka nisur me vrasjen e minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës Konstadinos Kacifa për të cilën u shpreh se do të ishte më mirë të mos kishte ndodhur. Lubonja tha se duhet transparencë e plotë për këtë ngjarje, ndërsa reagimin e kryeministrit Edi Rama nuk e quajti normal.

“Detyra e policisë është t’i evitojë këto dëme të mëdha. Forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë. Kjo është e para gjë që do të kishte qenë mirë të mos ndodhte, vrasja, që të neutralizohej personi që akoma se dimë çfarë ka qenë. Njëkohësisht për të mos u krijuar këto tensione mes Shqipërisë e Greqisë. Nuk jam me ata që ekzaltojnë faktin ‘ja ne ja treguam vendin’. Këtu është problemi që të mos ndodhte ngjarja. E dyta gjë që duhet bërë për këtë gjë është transparenca e plotë për këtë ngjarje.

Varet se si ka ndodhur kjo ngjarje, dhe mund ta thellojë acarimin mes dy vendeve.

Nuk ishte reagim normal i kryeministrit. E shikojnë si fushatë elektorale. Thotë më mirë të jem me shumicën, nacionalistët.

U duhet një ngjarje e tillë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet se dalin si patriotë”, u shpreh Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat