Zbulohet e shkuara kriminale e Kostandinos Kacifas

Shqipëria

Zbulohet e shkuara kriminale e Kostandinos Kacifas

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:53
Kostandinos Kacifa

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas pasi qëlloi me armë ndaj policisë, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.

Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe, i cili po ndjek zhvillimet e fundit në shtetin fqinj pas ngjarjes së Bularatit, bën të ditur se 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë shqiptare, nuk ka qenë i panjohur nga autoritet e sigurisë në Greqi.

35-vjeçari ka qenë ndaluar nga policia greke në vitin 2009, si anëtar i organizate kriminale të trafikut të narotikëve.

Në atë kohë, policia gjeti një sasi kanabisi në automjetin e tij dhe në shtëpi.

Po ashtu, raportohet se Kacifas ka edhe një dosje tjetër, ku është hetuar për përfshirjen e tij drejt ekstremit të djathtë. Megjithatë, ai vlerësohet nga autoritetet greke se nuk ka qenë ekstremist, por nacionalist.

Mësohet gjithashtu se 35-vjeçari nuk ka qenë anëtar i “Agimit të Artë”, por ka marrë pjesë në protestat e tyre e gradualisht është larguar nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat