Largimi i Xhafajt, flet Arben Ahmetaj: Shkarkimi është normal, nuk është i rastësishëm

Shqipëria

Largimi i Xhafajt, flet Arben Ahmetaj: Shkarkimi është normal, nuk është i rastësishëm

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:15
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ për të diskutuar për projektbuxhetin 2019 dhe aktualitetin politik e ka cilësuar si normale largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

“Dorëheqja është një akt personal, arsyet i ka ndarë me kryeministrin dhe besoj që dorëheqja është një akt normal i kujtdo që është në një detyrë. Shkarkimi është normal dhe jo i rastësishëm, po ashtu edhe dorëheqja. Tension në marrëdhëniet Rama-Xhafaj? Absolutisht jo! Ky është një kabinet shumë serioz. Këtu ka dy botë, njëra e Babales…. Shumica jonë shkon në punë si në ditën e parë, është i njëjti pasion dhe ndjeshmëri, ku ka edhe debate”, tha Arben Ahmetaj.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë mohoi se largimi i Xhafajt erdhi si pasojë e përplasjes së klaneve brenda në PS. Ai theksoi se brenda PS nuk ka luftë politike.

“Po çfarë klanesh? Dreqi e mori kush janë? Atje nuk ka plane por një grup të përgjegjshëm politik. Unë kam punuar me të gjithë kryeministrat përveç Saliut dhe kam respekt për të gjithë. Kam qenë në nivele nga më modestet deri ky. Ky është një kryeministër i përgjegjshëm. Debati me kryeministrin për cdo çështje vijon me orë, të gjithë ministrat e kanë mundësinë për të debatuar. Autoriteti i kryeministrit është i padiskutueshëm. Zoti Xhafaj e di shumë mirë çfarë do të thotë autoriteti. Policia duhet trajtuar me më shumë dashuri dhe ministri i Brendshëm ka një pozicion shumë të vështirë. Në PS nuk ka luftë politike, ky kryeministër është më i fortë se kurrë”, u shpreh Arben Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat