“Kacifas kandidoi për kryeplak të fshatit, ndihmoi për vendosjen e flamujve”

Shqipëria

“Kacifas kandidoi për kryeplak të fshatit, ndihmoi për vendosjen e flamujve”

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:17
Mihal Mano

 Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli “live” në “Open” duke dhënë detaje mbi të shkuarën e 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë në Bularat, pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

Ai u shpreh se pak kohë më parë viktima ka kandiduar për kryeplak të fshatit, ndërsa më pas ka kërkuar edhe punë në bashki për zjarrfikës, por nuk kishte moshën e duhur, thotë Mano.

Më tej, ai shprehet se 35-vjeçari ishte ai që ka vendosur të gjitha bazat për vendosjen e flamujve grek në fshat.

Sa i përket ngjarjes, Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano tha se ishte e provokuar nga policia. “Nuk kishte nevojë për polici në ato momente”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat