Plas sherri në emision, Barka: Ke vjedhur para në Doganë! Idrizi: Hajde në studio ma ngri zërin!

Shqipëria

Plas sherri në emision, Barka: Ke vjedhur para në Doganë! Idrizi: Hajde në studio ma ngri zërin!

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 08:17
Foto

Debate të forta mbrëmjen e djeshme në studon e emisionit Open në TCH. Ndërkohë që kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi nxorri një foto në studion e emisionit “Open” ku gazetari Panajot Barka shfaqej me një kallashnikov në dorë, ky i fundit shpërtheu duke kërkuar fjalën të flase. Sakaq “sherri” denigroi edhe në akuza.

Barka: Do ma japësh fjalën, le tre orë aty Shpëtim Idrizin.

Idrizi: Hajde në studio ma ngri zërin.

Barka: Ta ngre zëri se…

Idrizi: Bjere në studio dhe të ma ngrejë zërin. Pusho të mbaroj unë. Të vijë të m'i thotë këtu.

Barka: Mund të blesh kostume me lekë të vjedhur, por je i paedukatë.

Idziri: Hajde këtu në studio të tregoj çfarë jam. Çfarë problemi ke ti? Këtë shpjegim jep ti. Është një foto, ma dërguan po e nxjerr në studio. Për gjithë gjerat e tjera eja përballë meje.

Ndërkohë që kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi nxorri një foto në studion e emisionit “Open” ku gazetari Panajot Barka shfaqej me një kallashnikov në dorë, ky i fundit tha se ajo nuk është gjë tjetër veçse një fotomontazh.

“Dua tju them se ajo foto është një montazh dhe ai person që e ka bërë është dënuar. E dyta montazhi duket ashiqare, nëse njeriu është akuzuar pa të drejtë si ekstremist. Unë e dënova për përdorimin e armës një një ambient publik. Ai i mori me vete të gjitha sekrete dhe iku. Nuk besoj të jetë luftëtar i Vorio Epiirtit. Nuk besoj të ishte kundër këtyre varrezave. Mendoj që u shkel Kushtetuta e vendit që jeta e njeriut është më e shtrenjtë se cdo gjë.”, u shpreh Barka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat