Meta takohet me Presidentin e Pakistanit, dëshirohet intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Shqipëria

Meta takohet me Presidentin e Pakistanit, dëshirohet intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 09:53
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me Presidentin e Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Turqi, ku janë ftuar shumë liderë nga bota.

Meta ka shkruar sot në Fb: "Shumë i gëzuar të takoja Presidentin e Republikës Islamike të Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi. Dëshirë për intensifikimin e marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve."

Meta ndodhet në Stamboll, i ftuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe njëkohësisht, për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat