Kunati i Kaçifas: Ai bëri një budallallëk, por ngjarja s’ka pse të politizohet!

Shqipëria

Kunati i Kaçifas: Ai bëri një budallallëk, por ngjarja s’ka pse të politizohet!

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:08
Kostandinos Kaçifas

Familjarët e 35 vjeçarit grek Kostandinos Kaçifas nuk kanë preferuar të flasin për vrasjen e të dashurit të tyre nga duart e forcave speciale RENEA, teksa në fshatin Bularat janë të shumtë ata që vijnë për vizitë në shtëpinë e të ndjerit.

Pavarësisht se deri më tani media shqiptare është mbajtur larg prononcimeve nga ana e familjes së të riut, njëri prej kunetërve të Kaçifas ka folur me gazetarët për arsyen se përse ata janë përpjekur të mbajnë larg median.

Bashkëshorti i njërës prej motrave të 35 vjeçarit është shprehur se mediat në Shqipëri e Greqi po tregojnë të pavërteta dhe se ngjarja fatkeqësisht po politizohet. Ai shkon më tutje duke thënë se Kaçifas bëri një budallallëk dhe se të gjithë në familje po përpiqen të qetësojnë ujërat pas asaj që ndodhi.

 “Mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta. Djali bëri një budallallëk dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohet. Po përpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi dhe në Shqipëri. Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që mos t’u japim shkas ekstremistëve. Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpretohen”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat