Defekt në stacionin e Fushë- Krujës, lihen pa ujë për ditë të tëra Shijaku e Maminasi

Shqipëria

Defekt në stacionin e Fushë- Krujës, lihen pa ujë për ditë të tëra Shijaku e Maminasi

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një defekt teknik ka shkaktuar probleme serioze në stacionin e pompimit të Fushë- Krujës, duke lënë kështu pa furnizim me ujë një sërë zonash në Shijak, Maminas e Xhafzotaj.

Prej dy ditësh po punohet për riparimin e defektit, ndërkohë që UKD bën të ditur se kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe për dy ditët në vazhdim.

Kësisoj banorët do duhet të presin autoritetet teksa Ujësjellës Kanalizimet në Durrës e kanë bërë të ditur problemin këtë të martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat