Arben Ahmetaj zbulon të vërtetën e largimit të Fatmir Xhafajt: Sfidoi dhe rrezikoi Edi Ramën!

Shqipëria

Arben Ahmetaj zbulon të vërtetën e largimit të Fatmir Xhafajt: Sfidoi dhe rrezikoi Edi Ramën!

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:37
Fatmir Xhafaj

Gjatë këtyre ditëve të fundit, në media janë hedhur shumë variante, për arsyes e vërtetë të së ashtuquajturës dorëheqje të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Vetë ky i fundit ka folur vetëm për “parime” dhe “suksese” të dikasterit që drejtoi për 1 vit, por pa dhënë asnjë shpjegim real se përse duhej të largohej në kulmin e disa operacioneve të suksesshme, ku ranë në rrjetë edhe eksponentë të lartë të Rilindjes.

Varianti që ka dominuar në shumë në media për këtë largim të papritur, ka qenë ai i një konflikti deri në sherr mes Xhafajt dhe Ramës, i shoqëruar edhe me një nënvariant, se kjo “dorëheqje” ishte prelud i një lufte klanesh në mazhorancë.

Një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, i vetëquajturi “portofoli i Ramës”, ministri i Financave Arben Ahmetaj, pa dashje ka zbardhur gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo, edhe një pjesë të kësaj prapaskene.

Kur është pyetur për “dorëheqjen” e ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafa, ai tha se “autoriteti i kryeministrit është i paprekshëm…”.

 “Autoriteti i kryeministrit është i padiskutueshëm. Zoti Xhafaj e di shumë mirë çfarë do të thotë autoriteti. Policia duhet trajtuar me më shumë dashuri dhe ministri i Brendshëm ka një pozicion shumë të vështirë”, ishte deklarata surprizë e minstrit Ahmetaj.

Ky prononcim që vjen nga një anëtar i mirë informuar i rrethit të ngushtë të Edi Ramës, tregon se varianti, që mes Xhafajt dhe Kryeministrit ka pasur një sherr të madh është i vërtetë. Gjithashtu zbulon se nuk kemi të bëjmë me një “dorëheqje në vullnet të lire, siç deklaroi Xhafaj”, por me një largim ose “dorëheqje të detyruar”.

Ky informacion i dalë nga një anëtar i rëndësishëm i kabinetit qeveritar, tani për tani vërteton se Edi Rama ka qenë i kërcënuar nga “liria” që i kishte dhënë vetes, Fatmir Xhafaj, në krye të dikasterit të rëndësishëm.

I gjithë ky zhvillim ka ardhur pikërisht në kohën, që dita ditës pritej arrestimi i kryetarit të Bashkisë Durrës dhe i eksponentëve të tjerë të Rilindjes të kapur nga shërbimet e huaja, si të implikuar me organizata të rrezikshme kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat