Basha: Të bëhemi gati, dita e zgjedhjeve mund të vijë më shpejt nga sa mendojmë

Shqipëria

Basha: Të bëhemi gati, dita e zgjedhjeve mund të vijë më shpejt nga sa mendojmë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:41
Partia Demokratike

Pas më shumë se një muaji, Partia Demokratike i është kthyer mbledhjeve normale në selinë e partisë. Top Channel ka mësuar se procesi zgjedhor në PD si dhe aktualiteti politik ishte fokusi kryesor i diskutimit që u mbajt me dyer të mbyllura në selinë e PD-së.

urimet bëjnë me dije se në këtë mbledhje, kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se “vendi është në kolaps total” dhe ka shtuar se “PD-ja do të vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve”.

“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, është shprehur Basha.

Gjithashtu, kreu i PD-së ka theksuar se “prokuroria nuk e ka arrestuar Gjushin, edhe pse kjo gjë është sugjeruar nga grupi hetimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat