Tenderi për monitorimin e biznesit i jepet mistershëm, kroatëve, PD: Mbart rreziqe dhe kosto shtesë

Shqipëria

Tenderi për monitorimin e biznesit i jepet mistershëm, kroatëve, PD: Mbart rreziqe dhe kosto shtesë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:48
Jorida Tabaku

Dy deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa kanë denoncuar sot një aferë të re korruptive të qeverisë: një tender prej 15 milionë eurosh dhënë një kompanie kroate në kushte të mistershme për monitorimin e faturimit të biznesit.

Tabaku tha se “tre ditë më parë kompania kroate u shpall fituese e një tenderi korruptiv, që ishte llogaritur për t’iu përshtatur kësaj kompania. PD po merr informacionin e nevojshëm se kush qendron pas kësaj afere. Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompania kroate në kushte tejet të mistershme është në vazhdon ë korrupsionit të qeverisë Rama. Tenderi korruptiv vendos monopolin e faturimit të biznesit. Këtë tender PD-ja e ka denoncuar më herët. “

Deputeti Endri Hasa ka paralajëmruar se ky monopol do të hedhë në kosh të gjitha kasat ekzistuese, pasi kroatët tani do të kenë teka të reja, do të kërkojnë pajisje të reja për biznesin. Realisht, kostoja e këtij tenderi do të jetë shumë herë më e madhe. Sistemi i ri do të paraqeqë një rrezik shumë më të madh, atë të konkurencës së paligjshme, pasi individë do të kenë në kohë reale të dhëna për ecurinë e biznesit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat