Paketa anti-shpifje…, a u frymëzua Rama nga Erdogan?

Shqipëria

Paketa anti-shpifje…, a u frymëzua Rama nga Erdogan?

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:41
Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan

Ditët e fundit kryministri Edi Rama ka propozuar një paketë anti-shpifje ku sipas tij asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje dhe se çdo shpifje të hedhur në drejtimin e tyre nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, do ta padisim në gjykatë.

Mesa duket kryeministri jonë është frymezuar nga presidenti turk Erdogan, ku paditë për shpifje bëjnë punë. Mediat turke shkruajnë se kryetari i partisë kryesore opozitare në Turqi Kemal K?l?çdaro?lu, ka shitur një nga shtëpitë e tij për të paguar gjobat e akumuluara për shkak të padive për shpifje nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan deri më tani ka parashtruar 29 ankesa kundër K?l?çdaro?lu për fyerjen që i ka bërë kundërshtari i tij, 12 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kërkojnë që udhëheqësi i partisë Republikane Popullore të paguajë një shumë prej 870,000 lira turke (155,000 dollarë) si dëmshpërblim.

Në një rast që u përmbyll në qershor, një gjykatë në Stamboll urdhëroi K?l?çdaro?lu të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 142,000 lira turke për shkak të një ankese të paraqitur nga Erdo?an pasi K?l?çdaro?lu pretendonte se presidenti dhe të afërmit e tij kanë depozituar fonde në Ishullin e Man-i cili është në varëzi të të Britanikëve.

Kreu i partisë opozitare u detyrua të shesë një nga shtëpitë e tij tij të verës në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut, për 500,000 lira turke, për të paguar gjobat e marra nga paditë e paraqitura nga Erdo?an.

Fyerja e presidentit është dënohet penalisht në Turqi dhe deri më tani avokatët e Erdo?anit që paraqesin më shumë se 1,800 padi kundër njerëzve, duke përfshirë edhe fëmijët e shkollave dhe njërëz të famshëm.

Kritika më e vogël konsiderohet fyerje dhe ka pasur një rritje në numrin e rasteve në të cilat njerëzit informojnë të tjerët duke pretenduar se kanë fyer presidentin, qeverinë ose zyrtarët qeveritarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat