Punonjës në të “zezë”, Kukësi mban rekord, Gjirokastra shembull

Shqipëria

Punonjës në të “zezë”, Kukësi mban rekord, Gjirokastra shembull

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Kukësi ka rezultuar si qyteti më problematik në 8 muajt e parë të vitit, sa i përket punësimit informal në biznese.

Referuar të dhënave zyrtare në Inspektoriati Shtetëror i Punës, të siguruara nga TV SCAN, rezulton se janë marrë 241 masa “pezullim” nga ky institucion dhe 98 për qind kanë të bëjnë me punonjësit e padeklaruar.

Pas Kukësit, renditet qarku Dibër, Shkodër, Korçë, Elbasan, ndërsa qarku më shembullor, ku nuk janë gjetur punonjës informalë, rezulton Gjirokastra. Ndërsa referuar aktiovitetit ekonomik, jo masë është aplikuar më së shumti në tregti, hotel-bar-restorante,  e ndjekur nga ndërmarrjet prodhuese, ndërtim, etj.

Në 8 muaj, në total janë evidentuar 515 punonjës informal, ku 37 për qind janë punëmarrëse femra.  Në të gjithë vendin janë inspektuar rreth 19 mijë vende pune dhe 688 subjekte private dhe shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat