PD: Edi Rama pritet me protesta edhe në Has

Shqipëria

PD: Edi Rama pritet me protesta edhe në Has

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:33
Protesta në Has

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit” dhe “Rinia e Hasit nuk të do”, ishin disa prej mesazheve të protestës të të rinjve të Hasit kundër Edi Ramës, njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

Jashtë ambjenteve të aktivitetit të kryeministrit, forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit të protestojnë në sheshin e qytetit, deklaron PD.

Kryeministri Edi Rama ishte në Has sot në kuadër të aktiviteteve për bashkëqeverisjen dhe turit nëpër Shqipëri “E gjithë vëmendja për ju”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat