‘Bularati’, reagon presidenti Meta: Ngjarje e izoluar

Shqipëria

‘Bularati’, reagon presidenti Meta: Ngjarje e izoluar

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 19:20
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar mbi ngjarjen e së dielës në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, duke e vlerësuar atë si një ngjarje të izoluar, e cila “nuk duhet të zbehë miqësinë shqiptaro-greke”.

“Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie”, ka thënë ai.

Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

Ai tha se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

“Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke pasur kombësinë greke. Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një kambanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat