Digjet flamuri shqiptar në Athinë: Hakmarrje, jashtë nga Greqia, do kthehemi derra dhe…

Shqipëria

Digjet flamuri shqiptar në Athinë: Hakmarrje, jashtë nga Greqia, do kthehemi derra dhe…

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:22
Pamje nga videoja

Në shenjë protestë për vrasjen e shtetasit Konstandinos Kacifas, dhjetëra grekë në Athinë kanë djegur flamurin Shqiptar, ndërsa të gjithë njëzëri lëshojnë thirrje raciste dhe kërcënojnë për hakmarrje, ndërsa në banderolat që mbajnë në duart shkruhet “Konstandinos Kacifas i pavdekshëm”.

Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje

Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë

Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka

Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon

Jashtë tani të gjithë shqiptarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat