Prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kacifas nga RENEA, dëshmojnë familjarët

Shqipëria

Prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kacifas nga RENEA, dëshmojnë familjarët

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:03
Konstandinos Kacifas

Prokuroria e Greqisë ka marrë në dorë dosjen për hetimin mbi vrasjen e Konstandinos Kacifas.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ku thuhet se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku ishte motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek.

Kështu, mediat greke shkruaj se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit.

Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat