“Rëndësi pakti Shqipëri-Greqi”/ Ambasadori i BE: Viti i ardhshëm, vendimtar për integrimin

Shqipëria

“Rëndësi pakti Shqipëri-Greqi”/ Ambasadori i BE: Viti i ardhshëm, vendimtar për integrimin

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 06:52
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi që ngjarja e Bularatit të ndiqet me vëmendje nga qeveria shqiptare. Pavarësisht se është çështje midis dy vendeve”, tha Soreka, për BE-në ka rëndësi marrëveshja Greqi-Shqipëri.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është natyrisht çështje dypalëshe. Është me rëndësi për ne si Bashkim Europian, që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Por është e rëndësishme që komunitetet, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen”, tha Soreca.

Nga Fieri, Soreca paralajmëroi se vetëm me dialog të qeverisë me opozitën mund të bëhen reformat, dhe kjo do të jetë e rëndësishme për vendimin e 2019-ës.

“Ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë. Vitin që vjen do të këtë një vendim shumë të rëndësishëm për vendin dhe vetëm me anë të dialogut ndërpartiak mes qeverisë dhe opozitës do të jetë i mundur të bëhet procesi i reformave”, u shpreh ambasadori i BE.

Soreca vlerësoi edhe punën e Fatmir Xhafajt në Ministrinë e Brendshme, pasi siç tha ditët e fundit në detyrë, ndërmori aksione të rëndësishme. Ambasadori tha se qeveria duhet të vijojë luftën ndaj krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat