Nishani sulmon Sandër Lleshin: Ekstremist i papërshtatshëm për ministër

Shqipëria

Nishani sulmon Sandër Lleshin: Ekstremist i papërshtatshëm për ministër

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:52
Bujar Nishani

Një ekstremist të papërshtatshëm për të drejtuar Ministrinë e Brendshme në këtë moment që ndodhet Shqipëria.

Kështu e ka konsideruar ish presidenti i republikës Bujar Nishani, Sandër Lleshin, te propozuar nga kryeministri Rama për të qenë pasardhës i Fatmir Xhafes.

I ftuar në emisionin “7 pa pesë” në Vizion Plus , Nishani ka sqaruar edhe incidentin me Lleshin në kohën kur ky i fundit ishte Zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Ndërsa deklaron se nuk ka ende një vendim nëse do t'i bashkohet sërish Partisë Demokratike, Nishani ka një këshillë për Bashën duke i kërkuar të jetë më agresiv në të bërit opozitë.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, siç kushtetuta i njeh të drejtën, ka 7 ditë kojë për tu shprehur me dekret për emërimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit. 7-ditëshi përfundon ditën e premte, kështu që në mos këtë javë, emërimi i zotit Lleshi pritet të kalojë në Kuvend të enjten e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat