“Familjes Ndreu ke për ti pa targën…”, deputeti i PS i përgjigjet Berishës

Shqipëria

“Familjes Ndreu ke për ti pa targën…”, deputeti i PS i përgjigjet Berishës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:51
Deputeti i PS-se, Pjerin Ndreu

Deputeti i PS-se, Pjerin Ndreu i ka kthyer pergjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave qe ai i adresoi me postimin e radhes ne rrjetet sociale.

Reagimi i Pjerin Ndreut 

EDHE PLAK MATUF, EDHE DIXHITAL

Sali matufi dhe shokët e tu digital ordinere e di qe jeni ne panik.
Era e gjakut të 1975 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në 97-en;

Të 26 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në Gerdec;
Të 4 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë me bulevard !

Je niveli më ordiner i shpifesve qe ka parë kjo dynja. Të duken të gjithë si vetja o ditëzi.
SQARIM PËR QYTETARËT

Nuk kam përfitu toke askund as une dhe as vellezerit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerlleqe të tilla siç përmend plaku matuf.
Plaku Matuf Sali ;

Familjes Ndreu ke për ti pa targen ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti !

E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?!

“ Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat