Soreca: Bashkëpunimi ndërkufitar e bënë jetën më të lehtë për qytetarët

Shqipëria

Soreca: Bashkëpunimi ndërkufitar e bënë jetën më të lehtë për qytetarët

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:07
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka vlerësuar bashkëpunimin ndërkufitar, duke e konsideruar atë një mjet për lehtësimin e lëvizjes dhe jetës së qytetarëve në çdo anë të kufirit.

“Sot në Kukës së bashku me Ditmir Bushatin ne kemi mirëpritur rezultatet konkrete të programit BE- IPA-CBC “Connecting Borders”, shprehet Soreca.

Ambasadori i  Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca thekson se “bashkëpunimi ndërkufitar (CBC) e bën jetën e përditshme të  komuniteteve në çdo anë, më të mirë dhe më të lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat