Rama: Në janar nis puna për ndërtimin e një aeroporti të ri në Kukës

Shqipëria

Rama: Në janar nis puna për ndërtimin e një aeroporti të ri në Kukës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:24
Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka premtuar përpara kuksianëve se në janar do të nisë puna për ndërtimin nga zero, i një aeroporti të ri në qytetin e Kukësit.

Pas mbledhjes së qeverisë në Kukës, Rama është shprehur se tashmë puna ka ecur për të çuar përpara ndërtimin e një aeroporti të ri në Kukës, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë por edhe Kosovës.

“Kemi avancuar me procedurën për aeroportin e  Kukësit dhe deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Jemi shumë të inkurajuar me diskutimet që kemi bërë me ekspertët. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit.”- tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat