Qeveria në Kukës, Rama: Do ndalojmë alkoolin për adoleshentët, në lokalet e natës me prindërit

Shqipëria

Qeveria në Kukës, Rama: Do ndalojmë alkoolin për adoleshentët, në lokalet e natës me prindërit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ku mblodhi qeverinë ka folur për investimet e reja, projektligjin për ndalimin e alkoolit për adoleshentët, por edhe bashkimin doganor me Kosovën. 

Ndalohet alkooli nën 18-vjeç, në club-et e natës me prindërit
Do të kemi një paketë investimesh për ujësjellësat. Është një plagë e hapur për Kukësin ky problem, por edhe në shkolla, në Has, Bajram Curri. Në kuadër të ndërtimit të qendrave të reja shëndetësore, disa do të ndërtohen edhe në Kukës. Së shpejti do të shkojnë në parlament projektligji për ndalimin e alkoolit pranë shkollave për ata që janë nën 18-vjeç. Mbyllja e rrjetit të pikave të basteve në qytete është njëra anë, por ana tjetër është mbrojtja e adoleshentëve nga alkooli. Duhet një masë drastike në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i club-eve të natës nga ata që janë nën18-vjeç, do të jetë rreptësisht e ndaluar hyrja në club-et e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësisht. Do të ketë sanksione të rënda, deri në mbylljen e lokaleve deri edhe në një vit. Duke ua bërë të pamundur edhe dhënien me qira të mjediseve.

Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë për dogana të përbashkëta, BE flet të kundërtën, cili është komenti juaj?
Flasim për bashkim doganor, jo pa dogana, nuk ka arsye që të shikohet me vështrim të vëngër, kemi të drejtë dy shtetet që të bëjmë marrëveshje. Kemi qenë gati që vjet, Kosova nuk ishte gati dhe marrëveshja nuk u miratua. Po që në mbledhjen e nëntorit jemi gati të vendosim. Durrësi do të jetë dogana e përbashkët për të gjithë mallrat që hyjnë nga porti drejt Kosovës. Ndërkohë që në pikën këtu, do të kemi një shërbim me polici të Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo dy palë kontrolle dhe dy palë dhimbje koke. Nëse Serbia do të bëjë bashkim doganor me ne mund ta bëjë pa problem, me Kosovën do e bëjmë dhe nuk na ndalojnë dot. Kjo bëhet për të lehtësuar sipërmarrjen dhe procedurat, që të mos detyrohen njerëzit të humbasin kohë me burokracitë. Kjo duhet të ndodhë në të gjithë Ballkanin. Ata që na thonë ca bëhet dhe çfarë nuk bëhet, lëvizin pa asnjë problem i kanë kufijtë fluidë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat