Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë

Shqipëria

Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:07
Konstantinos Kacifa

Mediat shqiptare raportojnë sot se familja e Kostandinos Kaçifa kërkon kthimin e trupit në shtëpi 3 ditë pas vrasjes së tij në Bularat të Gjirokastrës. Babai i Kaçifa ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare, si edhe ka njoftuar ambasadën greke. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga familja e tij. Për mediat greke ka folur kunati i Kaçifas, Vagjel Sakelaraqis, i cili ka thënë Kaçifas ishte i vendosur të vdiste. Në një prononcim për televizionin grek Skai që sërish ka përdorur pamjet e Report Tv dhe Shqiptarja, kunati ka thënë se Kacifa kishte mundësi të ikte, por zgjodhi të vritej.

“Ishte i vendosur që të vdiste në një ditë të shenjtë. Më herët kishte takuar një bari dhe i kishte kërkuar ujë. Ishte ngjitur në një lartësi më lart se ku vendi ku u vra por më pas zbriti përsëri. Kishte kohë dhe mundësi të largohej por zgjodhi të vritej. Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”-ka thënë kunati.

Kunati ka thënë se Kaçifa është qëlluar në këmbë dhe në momentin kur ka ngritur duart lart. Sipas tij, policët shqiptarë e kanë qëlluar nga një distancë prej 20 metrash.

“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur… Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur… në kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra.”-ka thënë kunati i tij.

Konstantinos Kacifa u vra 3 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por ditën e djeshme, përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat