Djegia e flamurit shqiptar, Ministria e Jashtme thërret amabsadoren greke: Distancohuni

Shqipëria

Djegia e flamurit shqiptar, Ministria e Jashtme thërret amabsadoren greke: Distancohuni

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:23
Eleni Surani

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar. 

Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. 

MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Ngjarjet e fundit në Greqi vijnë pas vrasjes në Bularat të minoritarit Kostandinos Kacifas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat