Fuqizimi i grave në listat zgjedhore, Ambasadori i OSBE-së: Ndryshime pozitive, shpresoj të mos bien pre e negociatave

Shqipëria

Fuqizimi i grave në listat zgjedhore, Ambasadori i OSBE-së: Ndryshime pozitive, shpresoj të mos bien pre e negociatave

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:28
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt ka siguruar këtë të mërkurë mbështetjen e vazhdueshme të organizatës ndaj fuqizimit të rolit të grave në Shqipëri.

Duke folur sot në lançimin e planit kombëtar të veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, Borchardt tha se deri më tani janë bërë ndryshime shumë pozitive për gratë kandidate, veçanërisht në këshillat vendorë. Ai solli si shembuj vendosjen zig-zig (një burrë-një grua) në listën e kandidatëve si dhe detyrimin që një grua që jep dorëheqjen të zëvendësohet po nga një grua.

Miratimi i këtyre ndryshimeve do të shënonte vërtet progres dhe unë shpresoj që ato të mos bien pre apo viktimë e procesit të negociatave

Bernd Borchardt, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Më tej, ai njoftoi bërjen publike të rezultateve të një sondazhi të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Ballkan, në një veprimtari më 8 nëntor, që sipas tij do të shërbejë për të kuptuar më mirë përvojat e grave me dhunën në situata konfliktuale dhe jokonfliktuale, si dhe për të diskutuar për hapat e mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat