Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Greqi

Shqipëria

Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Greqi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:49
Ambasada e Shqipërisë në Greqi

Ditën e sotme është dhënë alarmi për bombë në Ambasadën shqiptare në Athinë. Ka qenë një telefonues anonim i cili ka marrë në telefon ambasadën tonë duke u thënë ‘ju kemi vënë bombë’.

Menjëherë janë marrë masat e sigurisë, duke larguar nga godina e ambasadës stafin e punonjësve. Siguria  ka njoftuar policia greke e cila ka mbërritur menjëherë në ambasadën shqiptare duke kontrolluar për bombën, që në fund ka rezultuar për alarm fals.

Ndërkohë që lajmi për alarm bombe në ambasadën shqiptare është tjetërsuar nga mediat greke të cilat kanë thënë se alarmi është dhënë në Gjykatën e Lartë të Greqisë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur në takim ambasadoren greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat