Në kushte skandaloze, bllokohet 200 kg peshk

Shqipëria

Në kushte skandaloze, bllokohet 200 kg peshk

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:14
Bllokohet 200 kg peshk

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar këtë të mërkurë në Fier e Lushnjë 200 kg peshk.

Sipas informacionit të marrë nga AKU Fier, Report Tv raporton se kanë qenë kalimtarët dhe klientët që kanë njoftuar inspektorët për marrje të masave në 5 subjekte.

Pasi ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregjet e Fierit dhe Lushnjës, AKU ka konstatuar se peshku tregtohej në rrugë dhe në ambiente të papërshtatshme dhe se tregtarët nuk ishin të pajisur me asnjë dokumentacion përkatës për të ushtruar këtë aktivitet. 

Për 5 subjektet është vendosur gjobë deri në 50 mijë lekë të reja, ndërkohë që produkti i është nënshtruar menjëherë asgjësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat