Politikanët grekë: Të ulen tensionet; Thirrja, gjatë takimit të Dhomës së Tregtisë

Shqipëria

Politikanët grekë: Të ulen tensionet; Thirrja, gjatë takimit të Dhomës së Tregtisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:45
Andreas Loverdos

Politika greke apelon për të ulur tensionet pas ngjarjes së Bularatit. Në një takim të Dhomës së Tregtisë së Athinës, ku janë pjesë edhe rreth 2.700 emigrantë shqiptarë, deputeti Andreas Loverdos dënoi si vrasjen e 35-vjeçarit, ashtu dhe aktet e dhunës ndaj shqiptarëve që kanë shpërthyer në Greqi.

“Siç tha edhe më para presidenti i Dhomës së Tregtisë, para pak ditësh kishim një ngjarje në Shqipëri. Ishte një ngjarje e rëndë, humbëm një njeri atje. Por, duam që ato që ndodhën të mos ndodhin më. Dënojmë aktet e dhunës nga kushdo vijnë. Duam ama që të bëhet drejtësi. Të bëhet drejtësi dhe familja të ndihmohet për të mësuar të vërtetën. Duhet ama të dënojmë edhe aktet e dhunës që ndodhën këtu, kërcënimet, zjarrvëniet, të dënojmë djegien e flamurit dje këtu në qendër të Athinës. Ja këto janë mekanizmat e integrimit të lartë të emigrantëve këtu, të integrimit tuaj këtu. Jeni të mirëpritur dhe të nevojshëm. Jeni vlerë e shtuar për ne. Besoj se, nëse një biznes grek ka probleme, kur bëhet fjalë për një të huaj problemet shumëfishohen”, tha pak çaste më parë deputeti grek Loverdos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat