Organeve të reja të drejtësisë u shtohen 24 punonjës të rinj

Shqipëria

Organeve të reja të drejtësisë u shtohen 24 punonjës të rinj

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:23
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të ketë edhe 14 punonjës të ri, duke e çuar në total numrin e punonjësve të këtij institucioni në 64.

Ndërkohë, qeveria ka vendosur emërimin edhe të 6 punonjësve të rinj pranë  Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë vit, duke e çuar në e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43.

Numri i punonjësve të komisionerëve publikë, për vitin 2018, shtohet me 4 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 30.

Numri rezervë i punonjësve të sistemit të drejtësisë, për vitin 2018, reduktohet me 24 punonjës dhe bëhet 206.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat