Paloka: Qeveri pa Ramën për zgjedhjet

Shqipëria

Paloka: Qeveri pa Ramën për zgjedhjet

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 21:33
Edi Paloka

Edhe pse Lulzim Basha u tha deputetëve të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të së martës të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme, pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë, Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka thotë se kjo mund të arrihet vetëm duke larguar më parë Edi Ramën nga karrigia e kryeministrit.

Pa ikur Rama absolutisht nuk mund të flasim për asgjë. Fakti që i kanë ikur dy Ministra të Brendshëm, besoj që ky është një kusht i mjaftueshëm që Kryeministri të lëshonte karrigen e tij.”

Mënyra sesi do të mbërrihet deri në përmbushjen e asaj që opozita e cilëson mision, për Palokën nuk përjashton asnjë formë.

“Sot largimi i Ramës është gjest patriotik për çdo shqiptar. Edhe me dhunë? Po sigurisht.”

Por si do të shkohet deri tek zgjedhjet e parakohshme? Edhe për këtë Paloka e ka një ide.

“Mënyra sesi do të zhvillohen zgjedhjet pas largimit të Ramës, sigurisht do të jetë një zgjidhje politike, sepse nuk mund të shkojmë pa një qeveri në zgjedhje, duhet që dikush të organizojë procesin zgjedhor, pastaj do jetë qeveri teknike, apo si do quhet kjo pak rëndësi ka. Do ketë një grupim qoftë edhe qeveri teknike siç doni ju, që do organizojë zgjedhjet.”

E nëse ky skenar i demokratëve për largimin e Edi Ramës do të dështonte, pas skandaleve që opozita thotë se kanë provuar vënien e PS-së dhe qeverisë në shërbim të krimit, djegia e mandateve nuk përjashtohet si mundësi ekstreme.

“Sigurisht që do ndërmerret, është një nga opsionet që vazhdon të qëndrojë në diskutim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat